Sistemi Shqiptar Elektro-Energjitik ka abuzuar ne misionin e tij per te garantuar furnizimin me energji te konsumatoreve shqiptare sipas parimeve te mireqeverisjes dhe transparences me fondet publike.
Pergjate vitit 2021-2022 sistemi elektro-energjitik shqiptar ka marre borxh dhe overdraft nga bankat e nivelit te dyte ne vend, sasine prej rreth 150 milion Euro. Keto para, do te paguhen nga taksat e qytetareve.
Pergjate vitit 2021-2022, periudha post Covid, ” normaliteti ri” sipas BE, qeveria shqiptare nuk ka ndermarre asnje perpjekje serioze per rritjen e prodhimit te energjise se gjelbert dhe reduktimin e emetimeve te CO2.
Pergjate vitit 2021, energjia e blere nga KESH, OST dhe FTL eshte 40-60 Euro/MWh me shtrenjte se Bursa e Energjise HUPX.
Pergjate vitit 2022, muajt Janar-Shkurt-Mars, energjia e blere nga KESH, OST dhe FTL eshte blere dy here me e shtrenjte nga sa tregtohej ne bursen e energjise HUPX. Diferenca e ketij cmimi eshte mbi 100 EuroMWh.
Pergjate vitit 2021-2022, KESH ka shitur energji me cmimin me te ulet historik referuar ne raport me cmimin per te njeten periudhe ne bursen HUPX.
Pergjate vitit 2021, KESH ka shitur energji me cmim me te ulet se kosto per te prodhuar kete energji.
Vlera financiare qe eshte perdorur per blerjen e energjise pergjate viteve 2021-2022 eshte rreth 700 milion Euro.
Vendosja e fashes prej 800 kW ne dem te familjareve shqiptare do te ndikonte 100 mije familje shqiptare dhe jo 30 mije abonente sic genjeu qeveria ne Shtator 2021.
Nderkohe qe qeveria vendosi kete fashe, KESH favorizonte kompani tregtare të cilat perfitonin sasi te peraferta energjie me ate qe qeveria kerkoi t’ja faturonte qytetareve.
Pergjate periudhes 2021-2022 dhe ne vijim, sistemi elektro-energjitik shqiptar ka vijuar transaksionet klienteliste te shit-blerjes, shkembimit dhe optimizimit te energjise ne dem te interesave te konsumatoreve shqiptare dhe buxhetit te shtetit.
Keq administrimi i rezerves hidrike per qellime klienteliste dhe korruptive ka cenuar sigurine e furnizimit dhe ka imponuar shpenzimet marramendese te blerjes se energjise me vlere 700 milion Euro.
Profili shitjeve te energjise ne 2022-2023, eshte absurd, abuziv dhe ne favor te klienteve te qeverise.
Pergjate vitit 2021, viti rekord i prodhimit te energjise me 8962 GWh, KESH ka shperdoruar 1180 GWh rezerve energjitike.
Ne te njejten kohe qe qeveria shpalli emergjencen energjitike me vendimin Nr. 620, KESH zbatoi per me shume se 1 vit kontrata shkembimi dhe optimizimi ne kundershtim me emergjencen duke favorizuar interesa private nepermjet administrimit vandal te rezerves energjitike.
Niveli Fierzes vijon te administrohet jo sipas niveleve periodike te lejuara sipas rregullores, por vojon duke operuar ne keq manaxhim te rezerves hidrike si ne periudhe te prurjeve ashtu dhe ne rastet e vlerave mesatare shumevjecare gjate thatesires. Ne shume raste KESH ka shperdoruar rezerven hidrike duke bere shkarkime pa prodhim dhe duke demtuar rende financat e sistemit elekto-energjitik.
Kjo situate alarmante dhe abuzive do rendoje shqiptaret per sa kohe sistemi elektro-energjitik ka perqasje abuzive ndaj likuiditeteve te krijuara nga pasuria e shqiptareve.
Kjo situate do vijoje per sa kohe kjo qeveri do vijoje te miratoje:
1) programe vjetore jo efikase me qellime elektorale,
2) të mos kete nje fond rezerve per sigurimin e furnizimit me energji nga te ardhurat e kompanive shteterore,
3) të mos kete nje model tregu transparent,
4) te kembengule ne zbatimin e nje modeli finaciar te deshtuar dhe korruptiv,
5) të mos respektoje marreveshjet dhe procedurat ligjore per realizimin e misionit qe sektori energjitik ka,
6) mungesa e operimit te Bursës Shqiptare të Energjisë,
7) mungesa e studimit te Tregut dhe shmangia e kontrolleve te brendshme per mos eficencen e shpenzimeve ne shit-blerjen e energjise,
😎 pa aftësia për të mbledhur borxhet e debitoreve buxhetore te cilat jane shumefishuar,
9) mos reduktimi humbjeve,
10) mungesa e instalimeve të matesave inteligjente,
11) mungesa e diversifikimit te prodhimit te energjise nga burime alternative,
12) mungesa vullnetit per te vene ne pune TEC Vlora dhe zevendesimi tij me TEC-in Lundrues me kosto 94500$ ne dite, vetem si detyrim kontraktual pa llogaritur kostot operative dhe te lendes djegese,
13) zbatimi strategjive te gabuara qe dëmtojnë rende sigurine energjitike,
14) mungesa e stimulimit dhe mbështetjes për vetëprodhuesit e energjise nga burime diellore per instalime deri ne 2MW.
Arroganca per te shmangur pergjegjesite sot, nuk parashkruan llogaridhenien neser.
Klodian Gradeci-Kryetari i Komisionit të Energjetikës në Partinë e Lirisë