52-vjeçari, Genci Serjani i cili u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës. Mësohet se gjendja e 52-vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.
Mësohet se shkak për plagosjen e tij, ka qenë një grindje e momentit me Mustafën i cili sipas policisë, kishte konsumuar edhe alkool.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen ‘Partizani’ të Vlorës, ku pas një konflikti mes tyre, Armando Mustafa plagosi me thikë Genci Serjanin i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.