-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta në Ukrainë, Zelensky zbulon dhomën ku qëndron: Kam një vit që jetoj këtu

Kryesoret

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tregoi dhomën në zyrën e tij, ku ai ka jetuar që kur rusët pushtuan Ukrainën, duke folur me gazetarin, Dmytro Komarov.

“Unë jetoj këtu për një vit,” tha Zelensky, duke zbuluar dhomën në të cilën ai ka qëndruar gjatë luftës.

Siç shihet në video, Zelensky tregon veshjet e tij dhe rrobat që vesh, nga uniformat ushtarake e deri te kostumi i tij. “Nuk vesh më kostume”, shpjegon presidenti ukrainas.

Në fakt, ai tregoi një kostum duke thënë: “Ky është një simbol që lufta do të përfundojë së shpejti, ne do të fitojmë. Është simbol i fitores, pret fitoren”.

Shikoni videon:

Zelensky nuk e fshehu se gjatë sulmeve me raketa ruse, ai dhe familja e tij u dërguan disa herë në strehimore për të mos rrezikuar jetën e tyre.

“Unë e dua familjen time, por për mua, si president, të qenit këtu ishte prioritet”, tha ai.

Kujtohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka drejtuar dje një mesazh rezistence banorëve të vendit të tij, me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, duke theksuar se “do t’i mposhtim të gjithë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit