-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në IT, arsim, shëndetësi, shërbime, bujqësi, financa e biznes?

Kryesoret

Modeli ekonomik në Shqipëri mund të sigurojë rritje dhe të gjenerojë para, por nuk ka arritur të krijojë mirëqenie. Pse sot Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët. Në Serbi, profesionistët e IT-së paguhen mesatarisht 3 mijë euro në muaj. Në Maqedoninë e Veriut, subvencionet dhe mbështetja e bujqve po mundësojnë paga 600 euro në muaj në bujqësi.

Në Mal të Zi, hotelet, baret e restorantet japin një pagë mesatare prej 800 eurosh. Si tregu po ushtron presion mbi pagat, por zgjidhja afatgjatë mbetet vetëm te korrektimi i ekonomisë.

Kur vendi u zhyt në krizë, si rrjedhojë e kufizimeve nga pandemia në fillim të vitit 2020, institucionet ndërkombëtare parashikuan rënie të thellë të ekonomisë me 7-9%. Realiteti rezultoi ndryshe, teksa rënia ishte vetëm 3.5%, e dyta më e ulëta në rajon, pas Serbisë.

Edhe rimëkëmbja ishte e shpejtë, duke treguar në dukje për një elasticitet të lartë të ekonomisë vendase. Në vitin 2021, rritja ishte 8.5%, e dyta në rajon pas Malit të Zi, që vinte pas një tkurrjeje prej 15.3%.

Por, realiteti po tregon se kjo rritje ekonomike nuk arrin të prodhojë mirëqenie. Tre vitet e fundit, pagat në vendet e rajonit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri, duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, në krahasim me një shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit