Mediat kroate njoftojnë se bilanci i aksidentit tragjik të autobusit me shqiptarë (me targa AB 802CT) që u përmbys është një i vdekur dhe nëntë të plagosur.
Viktima, po sipas tyre është një 41-vjeçar, që ishte pasagjer. Nëntë të plagosurit, mes tyre gjashtë të plagosur rëndë janë në spital. Tre kanë pësuar lëndime të lehta.
Nga tre të plagosurit më rëndë, një e moshuar është në gjendje kritike për jetën, thanë mjekët në Zagreb.
Një tjetër person ndodhet në reanimacion, ndërsa dy të tjerët në repartin kirurgjik për vëzhgim, tha drejtori i spitalit në Ogulin, Davor Vukelja. Shoferi është një 58-vjeçar.
FOTO/ Copë-copë! Pamjet brenda autobusit me shqiptarë që u përmbys në Kroaci