Vetëm 24 orë ka qëndruar në komisariat në Tiranë shoferi i kazinosë, ku punonte vajza keniane Joy Ayoko, të cilën në gusht të vitit të kaluar e hodhën nga ballkoni i pallatit ku jetonte në kryeqytet, ndërsa pak javë më parë vdiq në atdhe.
Rodi Barçi pasi u mor në pyetje dhe mohoi njohjen me vajzën u la i lirë. Hetimet janë zgjeruar pas denoncimeve të shumta në media dhe nga opozita. 22-vjeçarja nga Kenia ishte një vajzë e vetme, emigrante që punonte në Tiranë për t’i siguruar jetesën nënës së saj.