-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del VIDEO-Momenti i arratisjes së bosit italian me çarçaf dhe lidhja me Shqipërinë

Kryesoret

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e momentit kur bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduano, 40 vjeç arriti që të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë me një çarçaf. Mungesa e tij u konstatua 2 orë më vonë. Sipas mediave italiane, arratisja ishte planifikuar sepse kishte njerëz që e prisnin jashtë.

Raduano është pjesë e grupit ‘Montanari’ që vepronte në zonën e Garganos dhe më gjerë. Ai ka një të shkuar shumë të gjatë kriminale dhe dënimi i tij duhet të përfundonte në vitin 2046 pasi akuzohet për trafik droge me rrethana rënduese mafioze, vrasje, krime kundër personit, kundër pronës dhe në fushën e armëve dhe drogës.

19 vite burg do t’i kryente për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Ai kontrollonte territorin e Veste-s ku ka pasur dhjetëra vrasje mafioze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit