Një person vdiq dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga aksidentimi i autobusit me shqiptarë në Kroaci. Policia e Zagrebit ka dhënë informacionin e parë për ngjarjen e rëndë.
“Mbrëmë rreth orës 23:43 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit Brinjë.
Përmbyset autobusi në Kroaci! Ambasada jep informacionin e parë për “5pyetjet.al”
Aksidenti ka ndodhur kur një shtetas shqiptar 58-vjeçar ishte duke drejtuar një autobus me targa shqiptare dhe për një arsye të paqartë ka kthyer djathta dhe është përmbysur në anën e majtë të tij.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi. Një person ka humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin” njofton policia.
Dyshimet e para! Kush është shqiptari që vdiq në Kroaci, 7 të plagosur brenda autobusit