Tifozët e Besiktas kanë bërë një gjest interesant sonte gjatë ndeshjes së ekipit të tyre të zemrës kundër Antalyaspor.
Derisa po luhej ndeshja ata kanë filluar që të hedhin në fushë lodra të ndryshme.
Gazetari i njohur turk Firat Gunayer ka postuar një video ku shihen tifozët duke hedhur lodra në fushë derisa poshtë videos ka shkruar: Lotët e botës.
Mësohet se këto lodra do t’i dërgohen si dhuratë fëmijëve që janë prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
Alemin gözü yaşlı..😢
pic.twitter.com/lScpKrseYl— Fırat Günayer (@firatgunayer) February 26, 2023