Sot dhe në ditët dy ditët në vijim mbi vendin tonë do të ketë reshje shiu. Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë ditës do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. “5pyetjet.al” ju sjell më poshtë hartën që tregon orarin dhe qytetet ku do të ketë reshje shiu mbi Shqipëri.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.