-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Albcontrol” firmos 34 mln lekë tender pa garë

Kryesoret

“Albcontrol” (ish-ANTA) shoqëria që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore e nisi vitin 2023 me një tender të konsideruar problematik prej organizatave që verifikojnë tenderat e zhvilluara nga institucionet shtetërore.

Në 27 Janar “Albcontrol” shpalli fitues të tenderit për blerje mallrash me vlerë 34 milionë lekë “A.E.Distribution” sh.p.k. Objekti i tenderit ishte për blerje dhe shpenzime mirëmbajtje për sistemet e navigimit DVOR, DME, ILS prodhim Selex. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes, pra afati për zbatimin e saj është 12 muaj. Por ku qëndron problemi?

Prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm. Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Por “Open Procurement Albania” që analizon tenderat ka ngritur “flamurin e kuq” me argumentin se shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.

Për këtë arsye këto tendera sipas faqes së monitoron prokurimet meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk. Gjithashtu tenderi është fituar në fondin limit 33.9 milionë lekë (33 963 820) nga 34 që ishte limiti i vendosur nga  “Albcontrol”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit