-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e kandidoi për Himarën! Balla: Fredi Bejleri i dënuar për masakrën e Peshkëpisë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh sot se kandidati i Sali Berishës për bashkinë Himarë, Fredi Bejleri është i dënuar me formë të prerë për pjesëmarrje në 1994 në sulmin kundër repartit ushtarak, konkretisht masakrën e Peshkëpisë.

Beleri tha se do ta çonte Ballën në gjyq për shpifje, por socialisti theksoi se do të vijojë që të ngrejë këtë çështje akoma më shumë në ditët në vijim.

Unë gjithmonë e përshëndes faktin që kur ka një akuzë nga një palë dhe pala tjetër i drejtohet gjykatës për shpifje. Nëse mendoni se gënjej, referohuni policisë, në 1994 President ishte Berisha, kryeministër Meksi, ministër Musarai, të gjithë të PD-së.

Ndër personat që u mor i pandehur ka qenë ky që është dënuar me vendim të formës së prerë për pjesëmarrje në një grup të armatosur që sulmoi një repart ushtarak në tokën shqiptare.

Dhe ditën që PD vendos kandidat një person ndaj të cilit është ngritur akuzë për pjesëmarrje në një grup të armatosur që ka sulmuar dhe vrarë ushtarakë shqiptarë. Mendoj se na gjykon populli shqiptar. Unë do të vazhdoj ta ngre këtë çështje.

Ky është kandidati i Foltores, se mesa shoh PD ka një tjetër. I drejtohem cdo demokrati, që është në turpin e asaj që ka ndodhur nga PD që të kenë një kandidat si Fredi Beleri, i dënuar nga gjykata për një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Shqipërisë.

Në 1994 merrni pak deklaratat e Berishës, që cfarë ka thënë dhe në 2023 e merr dhe e vendos kandidat të vetin” tha Balla. Por Bejleri shprehet se Balla kërkon të hedhë baltë mbi kandidaturën e tij dhe që ka marrë përgjigje nga drejtësia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit