Një vajzë në Fier është marrë peng dhe shfrytëzuar për dy muaj për prostitucion nga tre persona që janë arrestuar. Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion.
Të arrestuarat janë;
Pranvera Isufaj 32 vjeçe, banuese në Patos
Aleksandra Toska 19 vjeçe, banuese në Fier
dhe një 17-vjeçareje banuese në Fier
32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Organizatori që u shpall në kërkim është Arbër Mehmeti 33 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.
33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 vajzat e ndaluara i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.