Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e ministres, Elisa Spiropali nga Parlamenti.
Kërkesa për përjashtim nga deputetët e PD-së u bë pasi e ironi Spiropali kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin Edmond Spaho, që sipas saj ka qenë i palodhur në sallë duke krijuar zhurmë.
‘Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes.
Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku.
Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolcionin e radhës.
Qetësohu Albana, se jeni gjallë, jeni në jetë jeni në dritë të vërtetë.’, tha Spiropali.
Po ashtu, sekretariati rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit, që kërkoi anulimin e votimit në seancën e fundit të 23 shkurtit.