-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia tender 2.2 mln Euro për makina me qira! Pas 4 viteve sytë nga qielli

Kryesoret

Policia e shtetit ka firmosur një tender me vlerë gati 2.2 mln euro për një flotë të re me 67 makina, por me qira. Tenderi u hap në tetor, u mbyll në nëntor dhe në 4 janar të këtij viti u publikua. “ALBANIA MOTOR COMPANY” është kompania fituese e tenderit. Fondi limit i këtij tenderimi është (241 milion,942 mije, 896), pra rreth 2.2 milionë euro.

Vlera që ka paraqitur fituesi ka qenë shumë e përafërt me fondin limit, pra 234,607,200 (dyqind e tridhjetë e katër milion e gjashtëqind e shtatë mijë e dyqind). Por ajo që tërheq vëmendjen në këtë tender është fakti që makinat në krye të katër viteve do të rikthehen te koncesionari.

Pyetja që shtrohet është se përse policia me këtë shumë, pra 2.2 mln Euro nuk i bleu makinat për t’i pasur gjithmonë në flotën e saj, por po hedh këtë shumë mjaft të madhe për vetëm 4 vite? Çfarë do të ndodhë pas 4 viteve, do të ketë një tjetër tender? Një skemë e tillë më shumë i shkon për shtat koncesionarit që pas 4 vitesh u nxjerr lekët makinave sesa për leverdi të vetë policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit