“5pyetjet.al” publikon pamjet e momentit kur urbani në Tiranë përplasi mori përpara disa makina në stacionin e autobusit te “Ura e Tajvanit”.
Nga pamjet paraprakisht, pasi do të jenë hetimet që do të mësojnë shkakun, duket se urbani nuk ka frenuar duke përplasur dy makina më pas të tjerat. Në total janë 9 makina që u aksidentuan nga autobusi.
Nënta persona u plagosën dhe ndodhen në spital. Shoferi i autobusit është mes të plagosurve që ndodhen në spital.