Robert Aliaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu.
Këto qëndrime krejtësisht anadollake, kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar.
Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”-tha ai në “Shqipëria Live.”
Në lidhje me reagimin e Sabianit, se Kristi po e shfrytëzon të bijën e tij, Keisi vetëm për shoë, Robert Dragot Aliaj është shprehur se nuk do ta komentojë fare këtë pjesë.
“Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre. E zbulova nga të tjerët.
Nuk e njoh fare vajzën në fjalë. Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale ti bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet sociale po ndodh një tmerr. Është e palejueshme .”– tha Roberti.