Eksperti i sigurisë Ilir Kulla i ftuar në “5pytjet nga Babramo” foli për takimin që u zhvillua sot mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruskel.
Kulla u shpreh se sot nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe se Serbia nuk e ka në plan të pranojë marrëveshjen.
Nuk kanë rënë dakord. Nuk ka dokument të nënshkruar. Kurti tha unë isha i gatshëm të nënshkruaja por nuk pranoj Vuçiç. Nuk kanë rënë dakord për Asociacioni, çështjen e Kishës, dhe njohjes reciproke.
Gjithë çështja është tani nëse Serbia do të pranojë që të nënshkruajë një marrëveshje pa Asociacion. Serbia nuk pranon njohjen e Kosovës. Ajo çështë më e keqja nuk ka anëtarësim të Kosovës në OKB.