-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Unë jam Nëna Shqipëri”! Rajmonda Bulku thirrje për protestën e 3 Marsit

Kryesoret

Spoti zyrtar i Partisë Demokratike për protestën e 3 marsit është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.

Aktorja Rajmonda Bulku interpreton ‘rolin kryesor’ në këtë spot duke risjellë jehonën e “Nënës Shqipëri” që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit.

Sipas PD-së, e frymëzuar nga ligjërimet kombëtare të tipit ‘mbahu nëno mos kij frikë!’, thirrja e spotit vjen në krahun e kundërt: është “Nëna Shqipëri” që u kërkon bijve të vet të ngrihen kundër frikës dhe pushtetit abuziv.

Slogani kryesor i Partisë Demokratike është “Shqipërisë-t’i dalim zot’ dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme. Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit