-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO e re që tregon dinamikën e plotë! Si ndodhi aksidenti në Tiranë dhe kush e kishte fajin?

Kryesoret

Nëntë persona u plagosën sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi paradite te “Ura e Tajvanit” në Tiranë. Në aksident u përfshi urbani dhe nëntë makina të vogla. Të plagosurit, mes tyre shoferi i urbanit, Agron Xhafa 63-vjeç janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por që ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi kaos për mbi dy orë duke bllokuar njërin krah të qarkullimit. Pas orës 13:30 rinisi qarkullimi.

Por kush është shkaktari?

“5pyetjet.al” publikoi pak pas aksidentit pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa tashmë po sjell një tjetër video, nga një tjetër kënd që tregon më qartë aksidentin. Pamjet tregojnë se nuk është e vërtetë ajo që u lakua në media që makina tip “Porsche” kishte hyrë në korsinë e urbanit duke i prerë rrugën.

“Porsche” vjen duke ulur shpejtësinë dhe ndalon pasi semafori ishte me të kuqe, pas ishte një tjetër makinë e vogël, të cilën e përplas autobusi. Aksidenti vijoi zinxhir duke hedhur hedhur “Porsche”-in në ajër për disa metra në trotuar, dhe më pas autobusi përplaset me makinat e tjera që ndodheshin në krah të tij. Në pamje duken qytetarët të shtangur në rrugë që largohen me vrap.

Të plagosurit

Policia bën me dije se janë dëmtuar Argon Xhafa 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia njofton se pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Po ashtu as drejtuesit e mjeteve të tjera. Vetë shoferi i urbanit ka deklaruar se vuante nga zemra. Nuk dihet nëse humbi kontrollin për shkak të problemeve shëndetësore apo defekti të autobusit.

Reagimi

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me aksidentin duke u shprehur se po bashkëpunon me të gjitha institucionet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të këtij aksidenti. “Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje!

Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit