Një banesë ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Një apartament në katet e fundit të pallatit ka marrë flakë, ndërsa zjarri ka dalë edhe jashtë duke djegur edhe tendën e ballkonit.
Marrja flakë e tendës ka përkeqësuar situatën pasi zjarri është përhapur duke i marrë flakë edhe tenda e fqinjëve një kat më poshtë. Ndërsa flakët rrezikojnë që të futen edhe në banesë.
Nuk dihet ende nëse ka viktima apo jo. Zjarrfikësit nuk ka arritur akoma në vendngjarje për të shuar zjarrin.
Ndërkohë që nuk ka as një njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen, apo për të përcaktuar edhe shkakun e flakëve.