-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I bashkohet në garë Veliajt dhe Këlliçit/ Kush është profesori që shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës?

Kryesoret

Profesori Arlind Qorri është kandidati i tretë për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, duke iu bashkëngjitur në garë kryetarit aktual, Erion Veliaj dhe kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi.

Njoftimi i Lëvizjes Bashkë

LËVIZJA BASHKË DO TË KANDIDOJË NË BASHKINË E TIRANËS

Mbrëmë, mes qindra anëtarëve dhe mbështetësve, Lëvizja BASHKË shpalli publikisht pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet lokale, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës. Pavarësisht se paligjshmëritë e një gjykatësi të komanduar politikisht synojnë të na pengojnë, ne kemi vullnetin dhe të gjitha mundësitë që të kandidojmë në zgjedhjet lokale, duke mos lënë asnjë instancë ligjore pa u apeluar dhe duke ushtruar të gjithë presionin qytetar e kushtetues për t’i shtrënguar institucionet që të zbatojnë ligjet e vendit.

Kandidati i Lëvizjes BASHKË për kryetar të Bashkisë së Tiranës do të jetë Arlind Qori, me profesion pedagog i shkencës politike, aktivist prej 12 vjetësh dhe prej dhjetorit të vitit të shkuar edhe bartës i përgjegjësisë së kryetarit të Lëvizjes BASHKË.

Pasi të sigurojmë njohjen dhe regjistrimin e partisë nga gjykata dhe KQZ, do të bëjmë publike edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Që sot paradite ne jemi në rrugën përballë Bibliotekës Kombëtare për të mbledhur nënshkrimet e qytetarëve që do të na mundësojnë realisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Në ditët në vijim do të mund të na gjeni edhe nëpër lagje dhe pika të tjera takimi brenda qytetit.

E vetmja fuqi që kemi është mbështetja dhe solidariteti i qytetarëve.

BASHKË PËR TIRANËN!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit