-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njëri vëlla “çante” rrugën me “BMW”, tjetri vinte pas me 13 emigrantë i dehur (VIDEO)

Kryesoret

Dy vëllezër janë arrestuar në Pogradec pasi po transportonin 13 emigrantë nga kufiri me Greqinë duke përdorur Shqipërinë si trampolinë për në vendet e BE-së. Të arrestuarit janë Enea dhe Aleksandër Prendi nga Tirana.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se do të transportonin emigrantë, për të kaluan kufirin ilegalisht dhe ngritën pritën në në Qafë Plloçë dhe bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e automjeteve tip “Volkswagen” me drejtues Enea Prendin dhe tip “BMW” me drejtues Aleksandër Prendin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 33-vjeçarin Enea Prendi, u gjetën 13 emigrantë nga vendet e treta, të cilët do t’i transportonte drejt BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ishte i dehur.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se vëllai i 33-vjeçarit, Aleksandër Prendi shoqëronte me automjetin tip “BMW”, automjetin që transportonte emigrantët, për të sinjalizuar vëllanë për prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit