-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prisnin dru në mënyrë të paligjshme, e pësojnë 2 persona në Devoll

Kryesoret

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy person për prerjen e paligjshme të pyjeve.

Dy personat që janë poceduar penalisht janë 40-vjeçari me iniciale E.k si dhe 50-vjeçari me iniciale G.K.

Njoftimi i Plotë:

Devoll/Kontrolle në terren, për të parandaluar dhe për të goditur rastet e krimeve mjedisore.

Transportonin me kamionçinë, lëndë drusore të përfituar në kundërshtim me ligjin, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda drusore e llojit gështenjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, të mbështetura nga informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, dhe E. K., 40 vjeç, banues në Korçë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin E. K. dhe ku ishte pasagjer shtetasi G. K., në fshatin Vranisht, Devoll, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde drusore të llojit gështenjë që dyshohet se ishte prerë në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit