Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Pranvera Isufaj, një nga personat që akuzohen për trafikimin e një të miture në Fier. Po ashtu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasen Aleksandra Toska.
Toska dhe Isufaj akuzohen nga Prokuroria e Fierit për mbajtjen peng të një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimin e saj për prostitucion. Si bashkëpunëtore në këtë krim është dhe 17-vjeçaria A.D, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim, personi që mendohet se ka joshur të miturën, Arbër Mehmetin, pronarin e clab “Cassablanca” në Fier.
Sipas të dhënave që janë bërë me dije deri më tani, Arbër Mehmeti dhe tre vajzat e tjera mbanin peng të miturën, të cilën për dy muaj duke nisur që nga nata e ndërrimit të viteve, e kanë shfrytëzuar për prostitucion nga disa banesa, por edhe në ambientet e klubit “Cassablanca” në Fier.