Pas debateve të shumta në shtëpi dhe pas sqarimit mes situatës së Luizit dhe Kiarës është lexuar vendimi i marrë nga Vëllai i Madh.
Zarfi i zi nuk erdhi me asnjë penalizim për asnjë nga banorët por erdhi me një paralajmërim.
Në zarf thuhej qartë që nëse një banor thyen edhe një here rregullat dhe përdor dhunë kundër banorëve të tjerë do të eliminohet automatikisht duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Gjithashtu Arbana Osmani u kërkoi banorëve të jenç shembull për publikun dhe të japin mesazhe kundër dhunës.