Anis Mehmeti është një nga lojtarët shqiptarë më në formë për momentin. Mesfushori siguroi një kontratë në Championship me Bristol City-n, ku ka siguruar menjëherë vendin e titullarit dhe ka tërhequr vëmendje me pasimet dhe goditjet e tij.
Mehmeti zotëron aftësi të mëdha teknike, të cilat kanë rënë edhe në sytë e Silvinjos. Altin Sulçe zbulon se trajneri brazilian ka pasur kontakte intensive me 22-vjeçarin për ta afruar në Kombëtaren kuqezi.
“Po jap edhe unë një lajm për Mehmetin. E di që ka kontakt Silvinjo, do që ta marrë në ekipin kombëtar. Nga një burim, nga një shok i tij. Ka kontakte intensive, sepse është një lojtar që ka bërë diferencën”, ka zbuluar Altin Sulçe.