Zëvendësministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi në një interviste për RTK Prime ka komentuar propozimin evropian, pikat e të cilit u bën publike në fillim të kësaj jave.
Ai ka thënë se ky propozim është “maksimumi i mundshëm” që, sipas tij, garanton siguri për aspiratat e Kosovë euroatlantike.
Ai po ashtu ka thënë se propozimi evropian (franko-gjerman) kontribuon pozitivisht në parandalimin e konflikteve të mundshme në Ballkanin Perëndimor.
“Ky propozim duhet të shihet si bindje edhe e vendeve aleatë të Kosovës që është maksimumi i mundshëm në këtë situatë, por maksimumi i mundshëm që siguron se Kosova mund të ecë lirshëm aspiratave të saja euroatlantike dhe të njëjtën kohë mund të qetësohen gjasat për mundësinë e zgjerimit të konfliktit drejt Ballkanit Perëndimor,” tha Bislimi.