-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Goditen 3 baza prostitucioni në Fier, arrestohen pronarët, bllokohen 3 ambiente

Kryesoret

Dy lokale dhe një hotel janë bllokuar pasi ishin kthyer në ushtrim prostitucioni. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga lanë rënë 4 pronarët e ambienteve, Nesti Golemaj, Besiko Molishtari, Naxhie Aliaj dhe Tajar Hysenaj, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

“Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bazat”. Bllokohen 3 ambiente (2 lokale dhe një hotel), të vëna në dispozicion për ushtrim  të prostitucionit. Vihen në pranga 4 pronarët e këtyre ambienteve, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme edhe 8 shtetas të tjerë, të cilët u proceduan penalisht.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit “Bazat”, rezultoi se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës maj 2022-shkurt 2023, kishin vënë 2 lokalet dhe hotelin që kishin në pronësi, në dispozicion të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari. Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Fierit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit