Pas 6 orësh në arrati arrestuar Dan Hutra autori i vrasjes në Paskuqan ku mbetën të vdekur 2 persona dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë. Hutra u kap në afërsi të landfillit të Sharrës.
Autori i vrasjes Dani Hutra shkoi në shtëpinë e ish- bashkëshortes dhe qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë ku ajo jetonte.
40-vjeçari la të plagosur me armë zjarri Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Gjithashtu dyshohet se Huta pas masakrës shkoi Kodër Kamëz ku ka ekzekutuar në oborrin e banesës Etleva Kurtin, 31-vjeçe.