Dy persona humbën jetën sot në Tiranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga ish-dhëndri në familjen e vjehrrit.
Një familjare e familjes së vjehrrit të autorit që ishte në shënjestër nga dhëndri dha se çifti ishte ndarë pas konflikteve.
“Kanë një fëmijë të vogël 4 muaj. Kanë 7-8 muaj që janë divorcuar. Autori nuk ka qenë në burg.
Mua më dridhen këmbët. Ai ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore” tha e moshuara.