Fotoja e mëposhtme tregon momentin kur Dan Hutra dërgohet në drejtorinë e Policisë së Tiranës, atje ku do të japë dëshminë e tij mbi krimet e rënda që tronditën sot Tiranën.
Paraditen e sotme Dan Hutra ka shkuar në shtëpinë e të dashurës Marjana Gurakuqi. 40-vjeçaren e ka qëlluar me thikë në krah duke e plagosur, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Traumës. Më pas Hutra u nis për te shtëpia e ish-vjehrrit. Në banesë ishin gjashtë gra. Hapi zjarr me kallash.
Mevlute Hysën 30 vjeçe, që është motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses mbetën të vdekura në vend. Ish-partnerja e tij Elena Hysa 35 vjeçe dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe janë të plagosura në spitalin e Traumës.
Më pas në të njëjtën zonë u njoftua se kishte edhe një vajzë tjetër që kishte vdekur në oborr, Etleva Kurti 31-vjeçe. Policia paraprakisht tha se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Por Vladimir Kurti, vëllai i vajzës nga burgu deklaroi se autori i vrasjes së motrës së tij është Dan Hutra për shkak të përplasjeve që kishin pasur në burgun e Drenovës.
Megjithatë policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar që t’i lidhë dy ngjarjet, pasi Kurti që ndodhet në burg ka edhe një konflikt të hapur për vrasjen e shitësi në Kamëz për të cilën është dënuar me burg përjetë.