Petrit Sinaj është emëruar Sekretar për Pushtetin Vendor i PL-së. Kryesia e Partisë së Lirisë në mbledhjen e datës 27 shkurt 2023 zgjodhi Sinën si Sekretar i Partisë të Lirisë për Pushtetin Vendor, disa javë para zgjedhjeve të 14 majit.
“Petrit Sinaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Berat në 2009-2011. Kryetar i Këshillit të Qarkut të Beratit në vitet 2011-2015. Kryetar i Bashkisë së Beratit në vitet 2015-2019. Petrit Sinaj ka një eksperiencë të çmuar në çështjet e administrimit të pushtetit vendor”, thuhet në njoftimin e PL.