Ermiona Lekbello ka qenë njëra nga banoret e përjashtuara të mërkurën nga shtëpia e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Missi i dikurshëm e shndërruar në këngëtare u largua për – siç është thënë – shkelje të rregullave.
Pas daljes nga shtëpia, ajo ka shpërndarë një sërë publikimesh në InstaStory nga mbështetja që ka marrë, ndërsa nuk ka munguar edhe një dedikim për Luiz Ejllin.
Ermiona e ka publikuar momentin e përqafimit me këngëtarin nga çasti i daljes, të cilin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Do të më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues, jo humbës, ti je fituesi”.
Kujtojmë që në spektaklin e të martës, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.