Kjo është një prej fotove që tregon sesi ka ndodhur përplasja mes trenit të pasagjerëve dhe atij të mallrave në Greqi. Të dy trenat kanë qenë në të njëjtat shina siç duket për shkak të një moskoordinimi mes tyre dhe për pasojë janë përplasur duke shkaktuar 32 të vdekur dhe 85 të plagosur.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku një tren pasagjerësh që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 pasagjerë në bord u përplas me një anije mallrash pranë qytetit të Larisës. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Zjarrfikësit janë përqendruar aktualisht në dy vagonët e parë të trenit të pasagjerëve të cilët janë përmbysur dhe nxjerrja e tyre është edhe më e vështirë.
Tragjedi e rëndë në Greqi/ Përplasen dy trena, vdesin 32 persona, 85 të plagosur
Guvernatori i rajonit, Konstantinos Agorastor, nënvizoi se përplasja mes dy trenave ishte “shumë e fortë”, aq sa dy vagonët e parë të njërit prej trenave u shkatërruan “pothuajse plotësisht”.
“Ishte një makth”, të mbijetuarit rrëfejnë momentin e aksidentit tragjik në Greqi