-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi e rëndë në Greqi/ Përplasen dy trena, vdesin 32 persona, 85 të plagosur

Kryesoret

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi, ku janë përplasur dy trena. Sipas mediave greke, një tren komercial është përplasur me një tren pasagjerësh që po bënte linjën Athinë-Selanik.

Përplasja e trenave ka ndodhur në Tempi, Evangjelismos, pranë Larisës. Përplasja ka qenë aq e fortë sa ka shkaktuar daljen e vagonëve nga shinat. Sipas informacioneve paraprake raportohet për rreth 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Por nuk dihet ende bilanci i saktë. Rreth 40 zjarrfikëse dhe 17 automjete të ndihmës së parë kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonët e para janë shkatërruar tërësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 vetë, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri për të trajtuar të lënduarit, në vendngjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetësisë.

Megjithse shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, vlerësohet se kemi të bëjmë me një gabim njerëzor. Dyshohet se përgjegjësi i stacionit në Larisa e ka futur trenin e pasagjerëve në binarë të gabuar, duke rezultuar që të dy trenat të ndodhen në të njëjtën trase nga dy drejtime të ndryshme dhe të përplasen me forcë të madhe.

Vlerësohet gjithashtu se numri i viktimave do të rritet pasi ende nuk janë gjendur pasagjerët e dy vagonëve të parë.

Greqia ka regjistruar edhe dy aksidente të tjera hekurudhore shumë vite më parë. Pranë Dervenit në 1968 përsëri dy trena janë përplasur me pasojë vdekjen e 34 pasagjerëve dhe plagosjen e 100 të tjerëve , ndërsa edhe në vitin 1972 në një ngjarje të ngjashme 19 persona kanë vdekur nga një përplasje trenash pranë Kardhitsës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit