-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana hap ambasadë në Azerbajxhan

Kryesoret

Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Shqipërisë në Azerbajxhan, që deri tani mbulohej nga përfaqësuesi ynë në Turqi.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
  2. Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.
  3. Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit