Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeçar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.
E afërmja e tij la treguar për Top Channel se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.
“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… pastaj pamë lajmet që u përplas treni”, thotë Ana Ruçi mes lotësh.
Ndërkohë kujtojmë që Ministria e Jashtme ka njoftuar se 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën nga tragjedia në Greqi dhe po trajtohen në kushte spitalore.
Ministria e Jashtme: 5 shqiptarë të plagosur nga tragjedia në Greqi
“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor.
Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ministria.