-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e Berishës, Gjiknuri: Sot i akuzon për lidhje me rusët, dje i priste në zyrë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri duke iu përgjigjur Sali Berishës komentoi sot në Kuvend rastin e dy kompanive “TerraOil” dhe “Strabag”, drejtuesit e së cilës sipas tij janë pritur nga ish-kryeministri.  Numri dy i socialistëve deklaroi se kompaninë “Terra-Oil” në Shqipëri e ka sjellë vetë Sali Berisha në vitin 2010.

“Së pari, për kompaninë që ju aludoni, bëjini pyetjen vetes, si erdhi kompania “Terra-Oil” në Shqipëri? Kush e solli në Shqipëri atë për herë të parë? E ka sjellë qeveria e Sali Berishës në vitin 2010. Një kompani zviceriane, e cila ka një avokat shqiptar si përfaqësues këtu në Shqipëri, dhe që u fut në tregun shqiptar në fushat e naftës, në fushën e Visokës, me marrëveshje të drejtpërdrejtë të Sali Berishës. Kur kjo kompani na dilka se merr pjesë në një garë me tender ndërkombëtar, jo si ju në mënyrë të drejtpërdrejtë, na qëka problem”, deklaroi ai.

Gjiknuri nënvizoi se këto fusha nafte kanë qenë nën zotërimin e njerëzve të lidhur me PD. “E dini ju të shqetësuar kush i ka pasur në zotërim këto fusha nafte? I kanë pasur njerëzit e lidhur me pushtetin tuaj. Dihen shumë mirë lidhjet e Arjan Tartarit me të tjerë që kanë zotëruar këto fusha nafte. Bëri shumë mirë shteti shqiptar që i shtetëzoi. Sot e kësaj dite ato fusha i ka ‘Albpetroli’ dhe punojnë nën administrimin e shtetit shqiptar. Pse nuk del dikush këtu dhe të thotë, kjo është e vërteta. Pse sajoni shpifje sikur këto fusha u janë dhënë të tjerëve? Si ka mundësi që sajoni ju histori me rusë?”, shtoi ai.

Lidhur me rastin e kompanisë “Strabag”, Gjiknuri solli në vëmendje takimin e Berishës në 2010 me Presidentin e kësaj kompanie. ““Të marrim rastin e kompanisë “Strabag” sepse këtu qëndron më qesharakja dhe interesantja me ju. Del zotëria pa pikë turpi dhe të tjerët si kor e thonë Deripaska. Deripaska qëlloi që të zotëronte disa aksione në kompaninë “Strabag”. Po mirë, kur i ka blerë Deribaska këto aksione në kompaninë “Strabag”? Deripaska aksionet në kompaninë “Strabag” i ka blerë në vitin 2007. Çfarë ndodhi me kompaninë “Strabag” e cila qëlloi të ketë dhe një kompani në Shqipëri? Në vitin 2010 i pret vetë zotëria, Sali Berisha në zyrë dhe u thotë: “jam i nderuar të takoj presidentin e kompanisë “Strabag” madje kam diskutuar me ti ofruar koncesionin e rrugës së unazës së madhe “Kashar – Rrogozhinë” dhe rrugën e “Arbrit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit