Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga vrasësi serial Dan Hutra. 40-vjeçari kreu një ndër masakrat më të tmerrshme që ka parë vendo anë ndër vite.
Hutra shkoi në Paskuqan në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë.
“Pas tre vrasjeve më ra sheqeri”! Rrëfimi tronditës i killerit: Fëmija në market më njohu, por …
Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.
Ndërkohë sipas fqinjëve të Dan Hutrës, në zonën e Vaqarrit Dan Hutra ishte një tmerr edhe për familjarët.
Masakra në Tiranë, Policia: Dan Hutra ka qenë bashkëpunues dhe ka treguar se…
Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgu, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani.
Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan Hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.
“Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik. Donte të shkëputej nga i vëllai. Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji.