-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Zbulohet “shtëpia e barit” me vlerë 100 mijë euro në Tiranë, arrestohen “tmerret” e Kavajës

Kryesoret

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, i cili merrej me kultivim të lëndëve narkotike. Detajet e operacionit i dha kreu i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i cili shtoi se tre persona janë arrestuar, ndërkohë është sekuestruar drogë me vlerë 100 mijë  euro.

Po ashtu janë zbuluar edhe 24 vjedhje banesash në zonën e Kavajës, ku janë vënë në pranga tre persona.

DEKLARATA E PLOTË E TONIN VOCAJ:

Jam sërish këtu me ju, për të bërë prezente rezultatet e 2 operacioneve të zhvilluara 12 orët e fundit, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe  të vjedhjes të pronës.

Gjatë këtyre 2 operacioneve u evidentua një vilë e përshtatur për kultivim kanabisi. U sekuestrua një sasi  lënde narkotike e llojit cannabis sativa me vlerë rreth 100 000 euro. U sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, 1 granatë. Si dhe u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i 24 vjedhjeve në banesa. Vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajës, më konkretisht;  

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SHTËPIA JESHILE”. Për finalizimin e këtij operacioni, strukturat e Policisë kanë përdorur edhe një mjet inteligjent dron. Gjatë operacionit u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtarinë në fushën e kultivimit të kanabisit. Me anë të llambave, dhe të tregtimit të tij, në qytetin e Tiranës.    

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një grup kriminal shpërndante me shumicë, lëndë narkotike të llojit kanabis, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal.

Si rezultat i hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe lokalizimi i ambienteve që ishin përgatitur për të kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis.   

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Shtëpia jeshile”, në kuadër të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 – Ervin Prifti alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;   

– Artan Muça, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;  

– Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.   

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A. M., në Mallkuç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 61 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e paketuar gati për shitje, me vlerë rreth 100 000 euro.    

Nga kontrolli u sekuestruan pajisje që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. U sekuestruan llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun. Municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.    

3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit A. M., e paketonin dhe më pas e shisnin atë. Ky operacion është bërë i mundur falë dhe bashkëpunimit me DVP Durrës.

OPERACIONI TRINOMI

Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë. Pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa. Të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.      

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas. 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.   

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:  Eraldo Troshku, 21 vjeç dhe Ervis Qoli, 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe Enea Meta, 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit