Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me kolegjin e kryetarëve, ku ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur qeverisjen e tij me korrupsionin dhe keqmenaxhimin e ekonomisë.
“Në Shqipëri, gjysma e popullsisë është në rrezik nga varfëria. Ky është realiteti që qytetarët duhet të dinë, pasi rritja e çmimeve po i rëndon ata. Kjo rritje nuk ka bazë reale, pasi prodhimi ka rënë dhe eksporti është gjithashtu në rënie. Megjithatë, qytetarët po paguajnë taksa të larta, ndërsa ata që mbrojnë këtë sistem e quajnë ‘rritje’. E vërteta është se kjo është një farsë e pastër, që mbrohet nga ata që shpifin dhe mbështesin regjimin e Edi Ramës.”









