Luizi i tha Kiarës se ai nuk mund të ngrihet e të bëjë si “lolo” në shtëpi, kur nuk është i mbushur shpirtërisht. Ai edhe njëherë i kërkoi Kiarës ta harrojë situatën që ndodhi te lavamani dhe të bisedojnë për këtë gjë kur të dalin jashtë.
Kiara tha se ajo ka nevojë për hapësirë dhe se kjo është gjë shumë normale, pasi ndodh edhe në jetën reale mes një çifti kur kanë keqkuptime.
Luizi tha se ai nuk di se si ta rregullojë marrëdhënien mes tyre dhe se Kiara nuk po e ndihmon fare atë. Kjo e fundit u shpreh se dhe ajo nuk di si të veprojë dhe se qëndrimi i tij në shtrat, nuk po e ndihmon fare atë.