-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakrat e Dan Hutrës, sociologu: Kënaqet me dhimbjen e tjetrit

Kryesoret

Ditën e djeshme Shqipëria u trondit nga vrasësi serial Dan Hutra. 40-vjeçari kreu një ndër masakrat më të tmerrshme që ka parë vendo anë ndër vite.

Hutra shkoi në Paskuqan në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë.

Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi.

Sociologu Zyhdi Dervishi  shikon si zgjidhje për mos përsëritjen e këtyre rasteve vetëm forcimin e ligjit.

“A mundet ne të mbajmë rend, kur vrasësit me dashje dalin nga burgu për pak vite. Nëse strukturat europiane nuk na lejojnë të aplikojmë dënimin ekzekutiv, atëherë dënimi i përjetshëm mund të jepet,” tha ai.

“Nuk është e thënë të jetë psikopat. Ai ka marrë gjithë ato vendime të mirëmenduara. Mund të jetë sadist,” tha ai.

Fakti që është kujdesur të mos sulmojë  policinë tregon se ai ka frikë nga kundërsulmi i bluve  dhe se  rikthimi në burg nuk e tremb.

“Një njeri që ka profil të çoroditur i sulmon dhe policët. Ai nuk e bëris epse nëse do ti sulmonte ata në kushtet e vetmbrojtjes do ta vrisnin,” tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit