Publikohen pamjet e regjistruara nga një kamera sigurie pranë shtëpisë së familjes Hysa në Paskuqan.
Aty, Dan Hutra i mori jetën një ditë më parë dy grave, Mevlute Hysës 30 vjeçe dhe Hasime Dafkut 30 vjeçe, motra dhe kunata e ish-partneres së tij, Elena Hysa. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj mbetën po ashtu të plagosura.
E gjithë ngjarja siç mund të shihet edhe në video, ndodh në 5 minuta e 30 sekonda.
Pasi ndalon makinën pranë shtëpisë, Hutra heziton për pak çaste, pasi pranë kalojnë fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Më pas, me kallashnikov në dorë futet brenda shtëpisë.
Pas 2 minutave, Dan Hutra hap zjarr. Breshëria e plumbave dëgjohet në të gjithë lagjen, ndërsa kalimtarët, mes të cilëve edhe fëmijë, largohen me shpejtësi.