-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita merr në pyetje Kurtin për marrëveshjen me Vuçiçin

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të raportojë në Kuvend në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi të enjten në ora 13:00.

Kjo u bë pas kërkesës së liderëve të partive opozitare për të debatuar në Kuvend në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, pas takimit të nivelit të lartë që Kurti e kishte me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.

Mocionin për ndryshim të rendit të ditës së seancës për të përfshirë një raportim të kryeministrit para deputetëve e bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, gjatë prezantimit të këtij mocioni, kritikoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja(propozimi evropian) e pa prezantuar në Kuvend, u prezantua po në natën e 27 shkurtit. Nga ky publikim u vërtetuan të gjitha brengat tona të ngritura në këtë Kuvend. Ajo as nuk ishte finale, as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë”, tha Abdixhiku.

Debat në Kosovë! Abdixhiku: Kurti pranoi mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit