-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet nga detyra gjyqtarin Kastriot Gramshi

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi, njoftoi se pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik, i gjeti këto të drejta ndërsa arriti në përfundimin se Gramshi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Kryesuesja e trupës lexoi ndër të tjera se gjyqtari kishte bërë “përpjekje për të pamundësuar kontrollin e plotë të pasurisë”.

Në tërësi, Kolegji gjeti se Gramshi ishte me bilance negative dhe kishte kryer deklarime të pasakta dhe njoftoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars 2022. Gjatë dy seancave dëgjimore më 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999 si dhe për të ardhurat nga puna e tij dhe e familjarëve në SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant, duke përfituar dhe nënshtetësinë. Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin./reporter.al

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit