-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkon në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi

Kryesoret

Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave më 1 mars në Greqi është rritur në 57, raporton BBC.

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë edhe mbi 100 tjerë plagosur.

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”. Ai tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.

Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të së mërkurës për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.

Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.

Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.

Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishihn studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit