-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-FNSH rrethon vilën! Momenti kur bllokohet “shtëpia e barit” 100 mijë Euro

Kryesoret

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtëpia Jeshile” janë arrestuar 3 personat, të cilët kishin përshtatuar ambientet e një vile në Mallkuç për kultivimin e kanabisit, që më pas e shisnin në Tiranë.

Konkretisht, janë arrestuar:

– Ervin Prifti, alias E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë;

– Artan Muça, 44 vjeç, banues ne fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë;

– Gentian Muça, 26 vjeç, banues në fshatin Mallkuç, Fushë-Krujë.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj ka bërë të ditur se janë sekuestruar 61 kilogramë kanabis gati për shitje të cilat kishin një vlerë prej 100 mijë Eurosh.

Gjithashtu, nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan pajisje të ndryshme që shërbejnë për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, si: llamba, aspiratorë, ventilatorë, filtra ajrimi etj, një shotgun, municion luftarak, shuma parash, 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit, pasi kultivonin kanabis në banesën e shtetasit Artan Muçës, e paketonin dhe më pas e shisnin atë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit