Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të martë mban foltoren e radhës me simpatizanët demokratë në qytetin e Durrësit, nga podiumi fjalën e ka marrë drejtuesi politik për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi.
“Falë jush është Durrësi i ri, me sakrficat tuaja e keni transformuar këtë qytet. Ju jeni përballuar me makinerinë më të madhe të patronazhimit në zgjedhje. Regjimit të Edi Ramës po i vjen fundi, dhe kjo falë jush”, u shpreh Bylykbashi.









